21 Dhjetor 2016 - 12:00
Ata që më së shumti e ndiejnë peshën e kësaj fjale janë artistët, ose ata që në vendlindjen e tyre kanë ndërtuar një profesion të lartë si p.sh, jurist, gjuhëtar, gazetar etj. pasi në vendin që emigrojnë duhet të kalojë një kohë për të mësuar gjuhën në nivelin e duhur, por edhe kulturën e vendit.
Shumica e tyre treten duke bërë punë të rënda dhe duke mos pasur mundësinë të ekspozojnë vlerat e tyre profesionale ose artistike. Pak fati, por më shumë përkushtimi ndaj profesionit e artit, janë ato që nuk i lënë të heqin dorë nga identiteti i tyre i ndërtuar në vendlindje. Njëri prej tyre, siç shkruan albinfo, është Arianit Shaqiri, i cili që prej dhjetë vitesh jeton në Zvicër dhe relativisht shpejt është integruar në jetën atje, por mbi të gjitha duke ia dalë të tregohet si një talent i rrallë në artin skenik të Zvicrës.
Për ata që nuk e njohin, Arianit Shaqiri ka lindur më 1976 në Kumanovë të Maqedonisë ku ka bërë shkollimin e mesëm në gjimnazin e qytetit dhe për të vazhduar më tej me studime në Fakultetin e Arteve të Bukura pranë Universitetit të Tetovës, dega e aktrimit, duke i takuar gjeneratës së parë të studentëve të aktrimit në këtë universitet shqiptar. Pas diplomimit punon në të njëjtin fakultet si asistent profesor për katër vite, deri në momentin kur e lëshon vendlindjen dhe emigron në Zvicër.
Për periudhën kohore 1999 -2005, ai ka realizuar mbi 25 projekte filmike “Përralla popullore shqiptare” dhe një Film të metrazhit të gjatë, i njohur me emrin “Shi me gjak” ose si njihet në popull si “Legjenda e Luto Fukarasë”, si dhe dy versionet e filmit “Plumbi i fundit”.
Në vitin 2012 është angazhuar në teatrin e Altdorfit në “Tellspiel” në regji të Wolker Hese. Në vitin 2013 merr pjesë në Teatrin e “Freilichtspiele“ të Luzernit me shfaqjen “Wetter Leuchtet” në regji të Wolker Hese në rolin e Kasparit, tekst ky i shkruar enkas për këtë projekt nga Beat Portman. Më pas, në 2014 angazhohet me një rol në dokumentarin “Daniot” të realizuar nga televizioni publik i Zvicrës SRF. Në vitin 2015 përsëri në “Freilichtspiele” të Luzernit me shfaqjen “Das Luftschiff” në regji të Livio Andreina me tekst të Thomas Hurliman në rolin e Ali.
Më pas angazhohet në “Tellspiel 2016” ku luhet shfaqja “Wilhelm Tell“ e autorit Friedrich Schiller, e inskenuar nga regjisori gjerman Philipp Becker, në “Theater Uri” në Altdorf. Për vitin që vjen, ai shpreson të marrë sërish ndonjë rol në teatrin e Luzernit. Për “Freilichtspiele 2017” tashmë është në bisedime.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...