Foto: Koha

“Nëna e dashurisë” sjell imazhin shumëngjyrësh të humanistes

21 Dhjetor 2016 - 10:40      

Prishtinë, 21 dhjetor - Në piktura, fotografi, vizatime e grafika shihen versione të ndryshme të imazhit të njëjtë.

Disa vepra janë shoqëruar edhe me ndonjë thënie që ka lënë pas vetes Shën Tereza - humanistja shqiptare me nam botëror, shkruan sot “Koha Ditore”. “Jo secili prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, është shkruar poshtë skulpturës prej bronzi, me autor Ylber Krasniqin.

Një tjetër vepër me portretin e Terezës brenda fjongos ngjyrë qielli, me mbishkrimin “Shenjtërimi”, e realizuar nga Bind Reka, qëndron i varur në mur. Ato janë ekspozuar brenda Muzeut të Kosovës, ku të martën mbrëma u hap ekspozita “Nëna e dashurisë”. Tubon vepra të 20 artistëve dhe të gjitha i dedikohen jetës e veprës së Gonxhe Bojaxhiut, laureates së çmimit “Nobel” për paqe.

Nënë Tereza në shtator të këtij viti u shenjtërua në Vatikan. E gjithë bota ktheu sytë nga humanistja me origjinë shqiptare, që gjithë jetën e vet ua dedikoi të varfërve. Ekspozita është një rrugëtim shumëngjyrësh në humanizmin e saj. Siç shkruan në katalog kuratorja e ekspozitës Adriana Sedaj, “poetika në këtë ekspozitë është bërë bashkë me pikturën”.

“Pikturat disa janë realiste, surealiste, impresive dhe ekspresive, që gradualisht bëhen ngjyrë dhe ndjesi. Dalëngadalë në vepra fillojnë mistikja, infiniti dhe loja dhe e para që të godasë është prania e realiteteve të kësaj figure madhështore”, ka shkruar ajo.

“Nëna e dashurisë” para se të hapej në Muzeun e Kosovës ka qenë e hapur në dy vende të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...