21 Dhjetor 2016 - 09:55
Për më shumë se katër dekada arkivisti Jusuf Osmani ka punuar në mbledhjen dhe përpunimin e fakteve e të dhënave që flasin për këto procese në periudhën kohore prej vitit 1918 deri më 1941, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në librin me tri vëllime, “Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941”, profesori universitar, Osmani, shpalos detaje për hektarët e tokave që u janë marrë shqiptarëve, jep numrin e familjeve kolone të vendosura në Kosovë dhe atë të familjeve kosovare që janë shpërngulur.
Sociologu Ibrahim Berisha, redaktor i librit, që është promovuar të martën në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, është ndalur te detajet që sjell kjo vepër kapitale. Kur ka folur për pjesën e parë që përthekohet në 456 faqe, ka thënë se aty trajtohen rrethanat socio-politike, administrativo-ekzekutive për “realizimin” e procesit të reformave agrare.
“Është fjala për diskursin asimilues”, ka thënë Berisha. Sipas tij, ishin kombinuar dhuna dhe diskriminimi deri në praktikën e aparteidit ndaj shqiptarëve në mënyrë që ata të detyroheshin të shpërnguleshin. Ka thënë se propaganda, gjyqtarët, dhuna, taksat janë disa prej elementeve të zinxhirit që ka mundësuar kolonizimin.
Ai ka shpjeguar se në vëllimin e dytë prej 509 faqesh dokumentohen pjesët politike dhe historike të kolonizimit. Berisha ka thënë se në këtë vëllim janë edhe dëshmitë që shqiptarët përmes ankesave e proceseve gjyqësore janë munduar të mbrojnë pronat e tyre.
Historiani Hakif Bajrami e ka cilësuar veprën si dëshmi të madhe sa i përket kohës së kolonizimit të Kosovës.
Tri vëllime me dokumente zyrtare zbërthejnë politikën koloniale të Mbretërisë Jugosllave ndaj shqiptarëve që nga viti 1918 deri më 1941. Janë 1212 dokumente”, ka thënë ai. Sipas Bajramit, vëllimi i dytë sjell numrin e saktë të kolonive sllave në Kosovë, përderisa i treti zbërthen pyetjet se ku ishin dhe ku janë shqiptarët e Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...