21 Dhjetor 2016 - 08:55
Ky film i shkurtër i regjisores së re Tamar Goren i parapriu kësaj ngjarjeje, e cila nisi të martën në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” dhe do të përfundojë të enjten, shkruan sot “Koha Ditore”. Nën organizimin e “Bashkësisë Hebraike - Bet Israel Kosova” në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Beograd, “Java...” sivjet vjen me katër filma, fitues të çmimeve të shumta nëpër festivale në ndryshme nëpër botë.
“Restaoration” i regjisorit Joseph Madmoni i realizuar në vitin 2011 është njëri prej tyre dhe ka marrë çmime në Festivalin e Filmit në Jerusalem, në “Sundance Film Festival”, “Karlovy Vary” dhe të tjera.
Më pas vjen filmi “Human Recourses Menager” i realizuar në vitin 2010 nga regjisori Eran Riklis, një tragjikomedi e përqendruar në një menaxher i cili përpiqet që ta ruajë reputacionin e biznesit në përpjekje për t’i ikur një afere me media me të cilën përballet.
I fundit në program është “Viti Zero” me regjisor Joseph Pitchhadze, një film i cili është fitues i akademisë së Izraelit dhe flet për një agjent të patundshmërive që e ka gruan në prag të lindjes. Në depresion ai thur disa tregime që bëhen katalizator i ngjarjeve në jetën e të tjerëve në Tel-Aviv.
Këta tre filma të metrazhit të gjatë janë kryesorët në kuadër të kësaj jave të filmit.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj jave, në mesin e mysafirëve, ishte edhe regjisorja Goren. Kanë qenë mesazhet e miqësisë ato që kanë mbizotëruar në fjalime... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...