Kosova edhe sivjet jashtë listës “Oscar” [video]

20 Dhjetor 2016 - 16:30      

Kosova edhe sivjet mbetet jashtë listës së një prej çmimeve më prestigjioze kinematografike, atë “Oscar”. Filmi “Home sweet home” i regjisorit Faton Bajraktari, nuk ka arritur të bëhet pjesë e listës së nëntë filmave të përzgjedhur për fazën e radhës.

Filmi kosovar ishte në garë me 85 të tjerë, të cilët kishin plotësuar kriteret për kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, nga ku u eliminua nga gara, bën të ditur “Express” i KTV-së.

Sipas producentit të filmit Trim Musliu, konkurrenca ka qenë shumë e madhe dhe kjo ka bërë që “Home sweet home” të mbetet jashtë listës.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës Kinematografike të KTV-së, Arben Zharku, tha se sa i përket filmit të metrazhit të gjatë, krijuesit në Kosovë janë më pa eksperiencë në këtë garë dhe sipas tij, as nuk duhet të presim suksesin që Kosova pati me filmin e metrazhit të shkurtër “Shok”.

Shpresat e Zharkut janë te vitet e ardhshme, bazuar në projektet që tashmë janë përkrahur nga QKK.

Në anën tjetër, regjisori Luan Kryeziu, pavarësisht që nuk e quan dështim përpjekjen e tretë për “Oscar”, shprehet se Kosova profesionalisht nuk është e përgatitur për këtë garë për disa arsye.

Kryeziu madje vë në pikëpyetje profesionalizmin e QKK-së, duke potencuar se projektet nga njerëzit seriozë anashkalohen nga drejtuesit e këtij institucioni.

“Home Sweet Home” flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale, transmeton Koha.net.

Në rolet kryesore luajnë Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Mona Mustafa, Albin Bajraktari, Lea Qosja etj.

Premierën në Kosovë e pati në muajin prill në kuadër të festivalit “PriFilmFest”, ndërsa në kinemanë ABC në Prishtinë u shfaq nga një shtatori. Premiera ndërkombëtare e “Home sëeeet home” u dha në festivalin e filmit në Karlovy Vary. Ai ishte në konkurrencë zyrtare në kategorinë “East of West”.

Producenti Musliu për Express u shpreh se një rrugë e gjatë e pret filmin në festivale ndërkombëtare.

Regjisori Bajraktari ishte i vetmi që iu përgjigj thirrjes së QKK-së për aplikim dhe rrjedhimisht, komisioni u gjet para zgjedhjes të filmit “Home sweet home” për propozim të Kosovës në këtë garë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...