“Carla Del Ponte”, nesër në teatrin Oda

20 Dhjetor 2016 - 14:24      

Premiera e shfaqjes “Carla Del Ponte” vjen me 21 dhjetor me fillim nga ora 20:00, në Teatrin Oda në kryeqytet.

Nё kёtё performancё kosovare-gjermane, koreografi nga Berlini, Jochen Roller e bёn regjinё e dramës sё re tё dramaturgut nga Prishtina, Jeton Neziraj, shkruan KultPlus.

Nё shfaqje, protagonistja kryesore ёshtё Carla Del Ponte, udhёton nё Kosovё me qellim tё ndjekjes sё kriminelёve tё trafikimit tё organeve. Gjatё njё pauze tё shkurtёr, ajo shkon nё Starbucks Café nё Prishtinё dhe befasohet qё pija e saj e preferuar, Vanilla Chai Latte, e ka shijen e njëjtë me atё nё Evropё. Ky incident shkakton përçartje nё lidhje me liberalizimin e dështuar tё demokracive të vjetra evropiane, atraksionin pornografik tё kapitalizmit perëndimor, tregtinë me organe dhe superioritetin e thikave zvicerane.

Koreografi Jochen Roller vё tekstin e Nezirajt nё lëvizje, me pesë aktoret kosovare tё cilat luajnë me tekstin nё gjuhën angleze brenda njё koreografie të ritmit të shpejtë. Aktoret transformohen marrëzisht nga Carla Del Ponte në Madeleine Albright, në gruan e trishtuar gjermane, Marina Abramoviq, Nёnёn Tereze, organ-kërkues, organ-dhurues, Ulay, Bill Clinton, Elez Nikçi dhe në vёllaun e Carla Del Pontes.

“Carla Del Ponte pi Vanilla Chai Latte nё Prishtinё” ёshtё performancё verbuese e njё perspektive nё ndryshim të vazhdueshëm dhe e një koreografie të qëndrimeve tkurrëse. Ështё vallëzim propagandistik mbi këmbënguljen e ideologjisë - e shpejtё, e furishme, tragjike dhe qesharake.

Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Agnesa Nokshiqi, Alketa Sylaj, Donikë Ahmeti, Lyra Xhoci dhe Vjosa Abazi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...