20 Dhjetor 2016 - 15:10
Manray Hsu do të jetë kuratori i kësaj bienale. Hsu është kritik dhe kurator i pavarur nga Tajvani, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.
Për Manray Hsu, kjo është hera e parë që gjendet në Kosovë. Ai është shprehur mjaft i lumtur për këtë, duke thënë që puna me të rinjtë është mjaft sfiduese, pasi ata janë shumë energjikë.
“Unë jam nga Tajvani, shtet që është i njohur nga Komuniteti Ndërkombëtar dhe në mënyrë automatike natyrale më lidh me Kosovën, një shtet i ri jo aq i njohur dhe që ende përballet me njohjen e tij në këtë komunitet. Besoj që të gjitha këto lidhje më kanë vendosur në këtë pozitë, ku ndihem në të njëjtën kohë si në shtëpi dhe në anën tjetër është një kulturë e re për mua dhe jam shumë i lumtur të jem këtu për të ndarë me ju këtë sot. Mënyra më e mirë mendoj se është të ndaj me ju disa projekte që kam bërë disa vite më parë dhe që nga atje unë në të njëjtën kohë t’ju prezantoj apo diskutoj se çfarë mendoj të propozoj për Autostradën Bienale”.
Manray Hsu ishte bashkëkurator edhe i shumë bienaleve të ngjashme në Tajvan dhe Angli.
Sipas Leutrim Fishekqiut, nga kjo bienale, qëllimi i saj është trajtimi i problemeve sociale, politike dhe ekonomike përmes artit bashkëkohor si dhe promovimi i Kosovës dhe artistëve kosovarë.
“Objektivat e projektit janë rifunksionalizimi i hapësirave të trashëgimisë kulturore në regjionin e Prizrenit. E dini që Prizreni është shumë i pasur me hapësira, me shumë ndërtesa dhe monumente, disa prej të cilave janë të përdorshme e disa jo. Kështu që jemi në periudhën e kërkimit të të gjitha këtyre hapësirave që mund të përdoren si vende për Autostradën Bienale. Tjetra është programi për edukimin formal dhe joformal rreth artit bashkëkohor. Kjo është shumë me rëndësi për ne, kemi biseduar edhe me zotëri Manrai për atë se si kultura dhe edukimi janë shumë të përafërta, kështu që ne do të bëjmë ekspozita dhe programe edukuese”, transmeton Koha.net.
“Autostrada Bienale” do të mbahet gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit 2017.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...