“Hijet e bardha” të shigjetarëve [video]

20 Dhjetor 2016 - 14:30      

Më shumë se njëzet artistë të mediumeve të ndryshme janë bërë bashkë për t’i prezantuar punimet e tyre në edicionin e tretë të ekspozitës tradicionale të Galerisë “Qahili”, “Hijet e bardha”, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Njëra prej veçantive këtë herë në këtë ekspozitë ishte se të gjithë artistët pjesëmarrës janë të lindur në datat e muajve të shenjës së shigjetarit në horoskop, ndërsa te “Hijet e Bardha” janë shfaqur edhe një varg portretesh të figurave të shquara të jetës politike, kulturore dhe sportive, të cilët kanë ardhur në jetë në muajt e fundit të vitit.

Kjo ide i la të befasuar edhe artistët e pranishëm të kësaj ekspozite, e cila synon të jetë një metaforë ku artin e paraqet si ndjenjë të bukur dhe madhështore, transmeton Koha.net.

“Hijet e bardha” është ekspozitë dhe festë e artistëve që organizohet në fund të vitit nga Galeria “Qahili”, e cila brenda 2016-ës, edhe përkundër vështirësive financiare, ia doli t’i organizojë katër ekspozita.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...