“Aromë femre” për abuzimin e dyfishtë të gruas [video]

20 Dhjetor 2016 - 13:44      

Njëra prej temave, e cila viteve të fundit ka filluar të debatohet më shumë nga shoqëria, ajo e dhunimit të grave gjatë dhe pas luftës, është trajtuar në dramën “Aromë femre”, e cila u vu në skenë nga regjisorja Elhame Kutllovci këtë të premte mbrëma në Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Vjollca, Liridoni dhe Loreta ishin tre personazhet e kësaj drame, me tekst të Ibadete Abazit, ku në formë skenike tregonin për autoritetet vendore, të cilat vazhdojnë të jenë indiferent ndaj grave që kanë pësuar dhunime gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Kjo temë, e cila është cilësuar se vazhdon të jetë plagë e hapur e shoqërisë, sipas dramaturgut Besim Rexhaj, është pasqyruar përmes karaktereve të kësaj drame, e cila tregon madje edhe për mosrespektimin e të drejtave të gjinisë femërore pas luftës në vend, transmeton Koha.net.

Drama “Aromë femre” do të reprizohet në Teatrin Dodona, ndërkohë ajo synon të inskenohet edhe në disa prej teatrove të qyteteve brenda dhe jashtë shtetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...