
20 Dhjetor 2016 - 09:40
Ky institucion, ende pa u mbyllur viti fiskal, ka 3.8 milionë euro më pak në kategorinë e shpenzimeve kapitale, në krahasim me buxhetin që ka pasur në fillim të vitit, shkruan sot “Koha Ditore”. Prej kësaj shume, 3,5 milionë i janë marrë vetëm javën që shkoi.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që këto mjete t’i çojë në kursime, pasi është llogaritur se MKRS-ja nuk do të mund të t’i shpenzojë deri në fund të këtij viti. Të gjitha fushat me të cilat administron institucioni më i lartë kulturor në vend kanë pësuar nga vendimi i Qeverisë që është marrë javën e kaluar dhe është publikuar të hënën.
Fillimisht MKRS-ja kishte në dispozicion 9.1 milionë euro për shpenzime kapitale e me rishikimin e buxhetit në mes të vitit kjo shifër ishte zbritur në 8.8 milionë, për t’u bërë 5.3 milionë dy javë para përfundimit të vitit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...