20 Dhjetor 2016 - 08:23
Përderisa njëra palë që përfaqësohet nga 12 anëtarët e Kryesisë konsideron se vendimet e Kuvendit të së dielës janë legjitime, në anën tjetër, kryetari i SHKA “Agimi”, Xhemal Kabashi, që në pjesën e dytë të Kuvendit është shkarkuar bashkë me një pjesë të Kryesisë që kishin miratuar vendimin për lëshimin me qira të një pjese të objektit të kësaj shoqërie, ka kontestuar legjitimitetin e këtyre vendimeve për mungesë kuorumi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kuvendi i jashtëzakonshëm i kësaj shoqërie, i mbajtur të dielën, është shoqëruar me tensione të shumta, ku nuk kanë munguar përplasjet e ofendimet. Në një moment është dashur edhe ndërhyrja e Policisë për qetësimin e gjakrave para objektit të shoqërisë, pas një fjalosjeje me pretendimin për vjedhje të listave me nënshkrime të pjesëmarrësve të Kuvendit. Një pjesë e Kryesisë, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari Xhemal Kabashi dhe një numër i pjesëmarrësve kanë lëshuar Kuvendin, ndërkohë që një pjesë tjetër ka vendosur që ta vazhdojë atë dhe të marrë vendime.
Mirëpo Kastriot Marku, që nga pjesëmarrësit në vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit është caktuar si ushtrues detyre i kryetarit të SHKA “Agimi”, ka vlerësuar se veprimet e viteve të fundit të një numri të vogël të anëtarëve të Kryesisë së Shoqërisë... kanë qenë më të rënda sesa revolta e shprehur nga pjesëmarrësit në Kuvendin e së dielës.
Sipas tij, pavarësisht nga përpjekjet për dështim të Kuvendit, anëtarët e këtij organi të dielën kërkuan që Kryesia e SHKA “Agimi”, me 12 anëtarë nga 17 sish, të vazhdojë mbledhjen dhe që Besim Berisha ta udhëheqë atë.
Besim Berisha ka bërë të ditur se mbledhja e Kuvendit ka vazhduar me rendin e ditës, sipas vendimit paraprak të Kryesisë së gjerë.
“Kuvendi në pjesën e dytë të mbledhjes mori vendim unanimisht që të anulohet vendimi për dhënien me qira të një pjese të objektit, pastaj të gjithë nënshkruesit e këtij vendimi të shkarkohen nga postet e tyre si dhe Kryesia ekzistuese (e përbërë nga 12 anëtarë të Kryesisë nga 17 sish) të bëjnë përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të rregullt zgjedhor në fillim të 2017-s, si dhe deri në Kuvendin zgjedhor ushtrues detyre i kryetarit të Shoqërisë të jetë Kastriot Marku”, ka deklaruar Berisha. Ai konsideron se vendimet e marra në Kuvend janë legjitime pasi aty kanë qenë prezentë më shumë se gjysma e anëtarëve të shoqërisë, për të cilën gjë ekzistojnë dëshmitë me video-incizime dhe listat me anëtarë, që janë nënshkruar sërish në vazhdim të mbledhjes.
Në anën tjetër, kryetari i SHKA “Agimi”, Xhemal Kabashi, që në pjesën e dytë të mbledhjes së Kuvendit është shkarkuar bashkë me një pjesë të Kryesisë që kishin miratuar vendimin për lëshimin me qira të një pjese të objektit të kësaj shoqërie, ka theksuar se këto vendime nuk janë legjitime, meqë, sipas tij, Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje.
Sipas tij, zgjedhjet në SHKA “Agimi” për organet drejtuese duhet të mbahen, por jo në mënyrën si ka vajtur Kuvendi i së dielës.
ShKA ”Agimi” është themeluar në nëntor të vitit 1944. Në fillim si ekip kulturor i Komitetit Shqiptar, ndërkohë që më 17 mars të vitit 1949 merr emrin ShKA ”Agimi”. Me formimin e kësaj shoqërie fillon jeta e organizuar kulturore e amatore e shqiptarëve të Prizrenit. Në programin e saj i është kushtuar rëndësi ruajtjes dhe zhvillimit të këngëve, valleve, krijimtarisë letrare, artit pamor dhe skenik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...