Filmi “Etjet e Kosovës” nominohet për kolonën zanore në Montreal

19 Dhjetor 2016 - 15:29      

Prishtinë, 19 dhjetor - “Etjet e Kosovës”, filmi i parë i prodhuar me shirit filmik pas luftës së fundit në Kosovë, me regji të Sunaj Raça, është nominuar në kategorinë Best Score for a Produced Film në World Film and Music Festival, ku muzika e filmit është kompozuar nga Marian Necak.

“Ky është një nga festivalet më të mëdha në botë për kolonën zanore'”, tha regjisori Raça për Kultplus.

Filmi, vijon ai, ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale dhe tani pas 10 vitesh, nominohet për kolonën zanore në këtë festival.

Duke e konsideruar një lajm shumë të mirë për gjithë ekipin që realizoi filmin, Raça shprehet se “filmi fokusohet tek pasojat e luftës në Kosovë dhe është një film i gjallë, plot temperament që sjellë shumë emocione”.

Në rolet kryesore të këtij filmi interpertojnë: Faruk Begolli ,Tinka Kurti, Rajmonda Bulku, Sheqerie Buqaj , Blerim Destani, Sunaj Raça.

World Film and Music Festival, mbahet në Montreal midis datave 22-25 shtator 2017. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...