19 Dhjetor 2016 - 10:58
Tarelli ishte lindur në Devoll të Shqipërisë, më 1952, dhe ishte i katërt nga pesë fëmijët e familjes. “Prindërit e mi kishin jetuar në frikë të madhe”, ka thënë Eriona, vajza më e madhe e familjes me dy fëmijë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Më 1993, menjëherë pas rënies së komunizmit, familja e Tarellit qe shpërngulur në Greqi me pasaporta false. Tarelli kishte punuar në një fabrikë gjatë ditës dhe mbrëmjeve si piktor i portreteve në rrugë. Jeta aty ishte më e mirë por ata s’kishin shans të merrnin nënshtetësi greke, kështu që u shpërngulën në Kanada.
Një prej punëve të para që kishte bërë në Toronto kishte qenë gdhendja e gurëve në një punëtori mermeri. Por pas dy vitesh, e kishte lënë punën për t’u fokusuar në art. Tarelli ia kishte dalë t’i kthente shkathtësitë e tij artistike në një biznes të suksesshëm duke krijuar dizajnë për shkallë dhe oxhaqe zjarri.
Një prej dizajnëve të tij, ndodhet në një hotel të njohur në Dubai. Ai gjithashtu kishte bërë pikturat dhe skulpturat e tij markante, kryesisht heronj të Shqipërisë, duke nisur nga Gjergj Kastrioti i shekullit pesëmbëdhjetë deri tek Nënë Tereza e shekullit njëzet. Ai e kishte pikturuar një portret gjigant të Nënë Terezës në shkollën fillore “Mother Teresa Catholic Elementary School” në Markham... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...