“Eurodrama” bën thirrje për dramat e përkthyera në shqip

19 Dhjetor 2016 - 09:56      

Prishtinë, 19 dhjetor - Drama të përkthyera në gjuhën shqipe nga gjuhët e huaja do të rekomandohen për t’u lexuar apo inskenuar nëpërmjet konkursit që ka lansuar thirrjen për vitin e ardhshëm.

Komiteti shqiptar i “Eurodramës” ka hapur konkursin për sezonin 2016-17, me detyrën që të përzgjedhë drama të përkthyera në shqip nga gjuhët e tjera që janë pjesë e këtij rrjeti evropian. Dramat duhen të jenë të përkthyera në dy vjetët e fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Eurodrama” është rrjet evropian i përkthimit teatror, i cili përdor gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore dhe objektivë kryesore e ka që t’ua bëjë të ditur punën e dramaturgëve profesionistëve të teatrit dhe publikut. Komiteti shqiptar i këtij rrjeti menaxhohet nga qendra “Multimedia” në Prishtinë.

Dramaturgu Jeton Neziraj, menaxher i kësaj qendre, ka thënë se Komiteti Shqiptar i “Eurodramës” nuk pret numër të madh të aplikantëve, marrë parasysh numrin jo të madh të dramave që përkthehen në shqip.

“Në përgjithësi ka fare pak drama që përkthehen në gjuhën shqipe. Prandaj në Komitetin Shqiptar nuk presim se do të kemi më tepër sesa 10 aplikime. Megjithatë, komitetet gjuhësore të tjera marrin deri edhe në 100 aplikime. Ta zëmë, nëse një autor shqiptar e ka një dramë të përkthyer në gjuhën angleze, ai dramën mund ta dërgojë për lexim te komiteti anglez i ‘Eurodramës’”, ka thënë Neziraj. Sipas tij, në kuadër të këtij rrjeti brenda vitit lexohen rreth 500 drama në rreth 30 gjuhë të ndryshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...