19 Dhjetor 2016 - 14:00
Sikur piramidat, emri i tij është emblemë për kulturën egjiptiane. Për herë të parë në Gjermani, “Badisches Landesmuseum” në “Karlsruhe Palace” ia ka dedikuar një ekspozitë të veçantë këtij faraoni, i cili udhëhoqi Egjiptin për 66 vjet – më shumë se çdo faraon tjetër – dhe i cili, sipas legjendave, i kishte 100 fëmijë. Ai ishte mbreti i tretë i dinastisë XIX.
Ekspozita “Ramses, Divine Ruler on the Nile” (Ramses, udhëheqësi hyjnor në Nil) ofron një pjesë të vogël fascinuese të personalitetit të tij dhe kohës sa ishte në pushtet: Ramses si familjar, gjeneral, faraon, arkitekt dhe zot. Politikat e brendshme të Ramsesit ndihmuan në ngritjen e kulturës dhe ekonomisë.
Në vitin 1874 Para Krishtit, pas betejës së famshme të Kadeshit me Hittites nga Anadollia, ai ka negociuar traktatin më të vjetër të njohur me shkrim të paqes në historinë botërore, thuhet në një shkrim të DW, që e transmeton sot “Koha Ditore”. Ramses demonstroi fuqinë e tij perandorake duke mbuluar perandorinë e tij me tempuj të panumërt kompleks dhe statuja kolosale, duke përfshirë Abu Simbel, tempullin memorial “Ramesseum” në Tibet dhe gjyqin “Luxor Temple”. Ai ishte një prej faraonëve më të fuqishëm.
Duke përdorur modele dhe prezantime, ekspozita për Ramsesin, vizitorëve u jep ndjesinë për këtë monumentalitet. Ekspozita përfshin statuja të vogla të zotave dhe dhuratave të vlefshme nga faraoni për fqinjët e tij, disa që nuk ishin shpalosur asnjëherë më parë në publik. Disa prej anëtarëve të familjes Ramses siç është biri i tij Khaemweset apo gruaja Nefertari, janë prezantuar në ekspozitë me artefakte unike të marra nga varret e tyre.
Ekspozita po ashtu prezanton rezultatin e hulumtimeve të fundit të gërmimeve arkeologjike në kryeqytetin e Ramsesit, Pi-Ramesse. E hapur me datën 17 të muajit dhjetor, kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për publikun deri me datën 18 të muajit qershor të vitit të ardhshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...