18 Dhjetor 2016 - 07:02
Prej 4.000 shtëpive sa llogaritet të jenë, 500 janë të banuara nga familjet greke dhe 3.500 nga ato shqiptare, me shumicën prej tyre të konvertuar në islam. Shqipja është gjuha më e përdorur këtu, mirë fliten bukur shumë edhe turqishtja e greqishtja, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për sa i përket emrit të qytetit, ai zakonisht njihet si Prezdren, por dëgjohen shpesh edhe emërtimet e tjera si: Prizdra, Pizdra, Pizdren, Pizren, Pizra, Pizrend, Pizdrend, Prizdren dhe Prizrend. Ka shqiptime të ndryshme, gjë që është një rezultat i zakonshëm i përdorimit të gjuhëve të ndryshme dhe i faktit se shumica e banorëve nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, gjë kjo intriguese shkaku se reflekton një laramani të formave të të shkruarit që shpesh vihet re në qytetet e Orientit.
Për këtë arsye u kam kushtuar vëmendje të madhe shqiptimeve dhe jam përpjekur t’i shkruaj sa më saktë që mundja. Për të shmangur gabimet dhe keqinterpretimet që mund të krijojë një gjendje e tillë, gjeografët këshillohen që t’i dëgjojnë me kujdes tingujt e gjuhëve vendëse dhe më pas të përpiqen të arrijnë një marrëveshje për formën e drejtë historike... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. https://online.koha.net/?id=22
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...