Rindërtimi i vendit me muzikë

18 Dhjetor 2016 - 21:10      

Më shumë se dy milionë refugjatë, në këtë rast persona të zhvendosur brenda vendit, aktualisht janë duke jetuar në verilindje të Nigerisë - të gjithë nigerianë që janë dëbuar nga njëri rajon në tjetrin.

“Sidomos në verilindje të Nigerisë, Boko Haram ka shkatërruar të gjitha fshatrat, duke u shpërndarë nëpër hapësira të mëdha”, shpjegon Raimund Vogels, drejtor i Qendrës për Muzikë Botërore në Huldesheim të Gjermanisë, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Ai e njeh shumë mirë këtë zonë, qysh prej kohës kur kishte nisur bashkëpunimin me Universitetin e Maidugurit, në vitet ‘80.

Me vite të tëra organizata terroriste islamike Boko Haram i ka dëbuar njerëzit nga fshatrat e tyre me qëllimin që të shkatërrojë identitetin e tyre kulturor. Artistët dhe muzikantët janë ndarë, arrestuar dhe vrarë. Për pesë vite, të dëbuarit kanë qenë duke jetuar në kampe të refugjatëve. Tani kanë nisur përgatitjet që ata ngadalë të rikthehen në shtëpitë e tyre.

“Sidoqoftë, ata nuk do të mund t’i gjejnë më ish-komunitetet e fshatrave të tyre, sepse shumica e njerëzve atje kanë vdekur”, thotë Vogels. “Për t’u rindërtuar fshatrat duhen struktura të reja”.

Etnologu i muzikës, Raimund Vogels, mendon që arti dhe muzika mund të japin kontribut të rëndësishëm në këtë fazë të rindërtimit. Për shembull, duke ndihmuar në tejkalimin e konflikteve dhe përvojave traumatike.

“Ideja është që konfliktet mund të zgjidhen më lehtë me ndihmën e muzikës. Ky fenomen ka qenë duke u shqyrtuar”. Vogels po ashtu është i bindur që sa më mirë që njerëzit e kuptojnë kulturën dhe normat kulturore të fqinjëve të tyre, aq më lehtë do të mund të sigurohet paqe afatgjatë mes tyre.

Në një program të ri për të diplomuar, të titulluar “Qëndrueshmëria - kultura dhe zhvillimi në Afrikën Perëndimore”, studentët e diplomuar nga Nigeria dhe Gana kanë provuar të eksplorojnë se si mund të ndodhë kjo... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...