18 Dhjetor 2016 - 19:05
Ka të bëjë me sakrificën në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe kërkohet llogari nga një mbrojtës për një kohë të largët në të ardhmen, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Kjo mundësi për arritjen e një akomodimi me armikun dhe mosdija nëse ky është mohim i krenarisë apo lëshim i mëkatit më të madh, është temë që Scorsese për herë të parë e preku në vitin 1988 me “The Last Temptation of Christ”, në të cilin Krishti e sheh të ardhmen e paqes dhe rehatinë e zakonshme.
“Silence” është dramë për vuajtjet e Krishtit dhe si të gjithë filmat e tillë, prej “The Passion of Joan of Arc” të Carl Dreyer deri tek “A Man fo All Seasons” të Fred Zinnemann, duhet të adresojë një paralajmërim ateist se vetë inkuizicioni nuk pati vështirësi që heretikët e perceptuar t’i çojë drejt vdekjes dhe se ndoshta vetë martirët janë të papërshtatshëm për simpati humaniste.
Në fakt, në këtë film është debati për kundërshtimin e krishterimit dhe budizmit, për Evropën dhe Azinë dhe për relativizmin e besimit. “Silence” nuk është pa të meta. Ndoshta aktorët Andrew Garfield dhe Adam Driver mund t’i kishin ndryshuar rolet për të vendosur më shumë theksin tek Driver si performues më i fuqishëm, megjithëse personaliteti i Garfieldit në ekran bëhet i përndjekur dhe kompleks.
Ka diçka më të gjerë për momentet në të cilat prifti sheh vizionet e vetë Krishtit. Me ambicie dhe arritje dhe shpesh fisnikëri dramatike, filmi i Scorseses ka adresuar krizat perandorake të evangjelistëve të krishterë me qëndrueshmëri, seriozitet dhe shije të krahasueshme të David Lean... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...