2016-a, vit i dështimit për shfaqjen e diversitetit në kinema

18 Dhjetor 2016 - 17:03      

Ky ka qenë një vit ku lajmet janë bërë dhimbje koke për liberalët gjithandej duke zbuluar se gjatë tërë kohës kemi përkrahur njeriun e gabuar dhe frikët e mëdha e tensionet kanë bërë që njerëzit të votojnë për politikat e ndarjes.

Në javët pas zgjedhjes së Donald Trumpit president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne kemi parë fuqizimin e politikave reaguese me demagogë e fashistë që janë fuqizuar nga vendimet që janë marrë sipas dëshirave të tyre, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Ne po ashtu kemi parë një element të caktuar të krahut të majtë që kërkonte të fajësonte veten për armiqësimin e njerëzve të zakonshëm.

Kjo e fundit është parë në disa filma të realizuar gjatë vitit 2016: punë me kinse politika të drejta që tradhtuan trazirat karshi botës moderne, karshi minoriteteve dhe grave; filmat në të cilët frika për rendin e ri në botë shihet qartë.

“A Bigger Splash”: Luca Guadagnino e vuri theksin kah fillimi i vitit kur trileri i tij psikologjik u lansua me një gjykim të gabuar dhe diskutim me shumë dyshime për krizën e refugjatëve.

Në film, një këngëtare dhe i dashuri i saj (Tilda Swinton dhe Matthias Schoenaerts) mirëpresin ish të dashurin e saj (Ralph Fiennes) dhe vajzën e tij (Dakota Johnson); tensioni seksual ndizet në mes të këtyre njerëzve gjatë një pushimi në bregdet - Sicili. Filmi shpaloset mbi glamurin e personazheve dhe bukurinë e tyre, duke i projektuar si yje në mënyrë joironike.

Kur katastrofa godet dhe një prej personazheve kërkon që t’i fajësojë refugjatët, nuk duket sikur Guadagnino po ironizon me kotësinë e personazhit aq sa duket si një çështje thellësisht serioze dhe e vështirë për t’u trajtuar.

Asnjë refugjat nuk emërtohet, ata vetëm përmenden tërthorazi dhe ngjarjet katastrofike të dy viteve të fundit janë shfrytëzuar si narracion i thjeshtë. Është lëvizje që tradhton sensin se si një film do të duhej të trajtonte temat politike të ditës, dhe ky film nuk ka ide se me çfarë gjuhe të bëhet një gjë e tillë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...