Dikur rock ‘n’ rolli ishte i çuditshëm

18 Dhjetor 2016 - 15:01      

Cilado qoftë ndjesia jote për rock ‘n’ roll, duhet ta pranosh se asnjëherë s’ka qenë koha më e përshtatshme sesa tani për të lexuar diçka në lidhje me këtë zhanër.

Kohëve të fundit, disa nga artistët më të dëshmuar të viteve ‘60 e ‘70 e kanë gjetur kohën - dhe nxitjen financiare, pa dyshim - për të publikuar memoare, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Dhe as librat e tyre nuk janë shumë të këqij. Libri biografik “Life” i kitaristit të “Rolling Stones”, Keith Richards, ka ndihmuar në formësimin e trajtimin me respekt të biografive të rockerëve.

I shkruar me ndihmën e gazetarit James Fox, “Life”, përfshin shumë gjëra të zakonshme - seksin, drogën, shamitë - por gjithashtu është i thellë dhe ka humor. Dhe një tjetër periudhë e artistëve ikonë po vërehet. Në vetëm tre muajt e kaluar, Bruce Springsteen dhe Robbie Robertson i “Band” kanë publikuar biografitë e tyre që shtrihen në gjithë karrierën.

E për shkak që këta artistë vijnë nga periudhat e viteve ’50 dhe ’60, jetët e tyre janë paralel me rritjen komerciale të muzikës rock ‘n’ roll - afërsisht me ardhjen e bluesit elektrik e deri tek “Beatles” në emisionin e Ed Sullivan. Këta libra janë argëtues, por gjithashtu edhe edukativë, duke ofruar pikëvështrime në historinë e popullarizuar muzikore përkrah me sjelljet prej djemve të këqij të rockut.

Nëse preferoni diçka më definuese dhe të qartë, është “The History of Rock & Roll”, i shkruar nga muzikanti e historiani veteran i rockut Ed Ward... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...