18 Dhjetor 2016 - 13:00
Dyqani i tij është ngjitur me shtëpinë monumentale, që në Prizren ka një histori të veçantë. E vjetra u dogj në gushtin e ‘99-s, por një shtëpi pothuajse tërësisht e re u bë monument kujtese për shtëpinë e veçantë të qytetit antik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sapo pyetet rreth shtëpisë, Perolli fillimisht nuk flet. Kërruset dhe nga një paketë gati tërësisht e grisur mezi gjen një album.
“Po kërkoj fotografitë e vjetra”, thotë ai, teksa me një “eh” shpreh gëzimin kur i gjen ato.
“Shiko sa e bukur ka qenë. Me dollapë të vjetër krejt punë dore, të punuar me dru”, e përshkruan Perolli shtëpinë në të cilën thotë se u lind e u rrit.
Shuaip Spahiun, patriotin e shquar e kryetar dege të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, thotë se e ka pasur stërgjysh. Fuqinë e tij në kohën kur jetoi e veproi e dëshmon me “vulë”.
“Pa vulën e Shuaip Spahiut askush s’ka mujt me bo gjë. Këtu ka jetu dhe e ka pasë edhe zyrën”, thotë Perolli... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...