18 Dhjetor 2016 - 09:40
Vetë themeluesi i galerisë “Qahili”, profesori universitar i artit, Eshfref Qahili, është i lindur brenda kufijve kohorë të kësaj shenje, shkruan sot “Koha Ditore”. Bashkë me familjarët e tij, ai ka vënë në mur secilin punim të 23 artistëve vendës e ndërkombëtarë që marrin pjesë në edicionin e tretë të ekspozitës “Hijet e bardha”.
Qahili së pari var punimet e kolegëve të tij e tek nga fundi vendos të kujdeset për të vetin. Shumë vepra i kanë bërë përshtypje, por thotë se nuk ka qenë e lehtë të gjenden artistë që kanë lindur ekskluzivisht vetëm brenda periudhës kohore të shenjës së horoskopit që nis më 21 nëntor dhe përfundon më 20 dhjetor.
“Aspak e lehtë nuk ishte të gjendeshin shigjetarët”, thotë Qahili teksa ndez një cigare para se të nisë ta vendosë në mur një pikturë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...