17 Dhjetor 2016 - 21:52
Profesori universitar i letërsisë angleze, Muhamet Hamiti, nëpërmjet këtyre dy veprave të promovuara të premten në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ka hedhur vështrimet e tij sa u përket karakteristikave dhe të përbashkëtave të veprave të autorëve perëndimorë dhe atyre shqiptarë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Studiuesja e letërsisë dhe profesoresha universitare, Lindita Tahiri, ka thënë se libri “Proza moderne” përqendrohet në emra të mëdhenj të letërsisë botërore. Sipas saj, bëhet fjalë për autor si James Joyce që pothuajse e arrin të paarritshmen.
“Këtë lloj strategjie narrative e analizon Hamiti, duke synuar, siç thotë vetë ai, të bëjë studim struktural dhe semantik të romaneve tashmë klasike në letërsinë moderne, si ‘Zemra e errësirës’ e romane të tjera”, ka thënë Tahiri. Sipas saj, është sfidë e madhe të shikohet vepra e autorëve tejet të studiuar. Ka thënë se studiuesit e hapësirave shqiptare kanë mundësi të njihen për së afërmi me dijen më të re letrare nëpërmjet dy veprave të Hamitit.
“Lexuesit shqiptar i kanë munguar këto ura teorike qysh nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, kur teoritë strukturaliste dhe poststrukturaliste franceze i bënë pjesë e mendimit teorik shqiptar, jo vetëm letrar, falë studimeve dhe përkthimeve të Ibrahim Rugovës, Rexhep Ismajlit, Sabri Hamitit e të tjerëve”, ka thënë Tahiri.
Sipas saj, në kohën e kulturës së popullarizuar të konsumit, kur në zhvillimet letrare shqipe nuk po rivendosen sa duhet metodat moderne të studimit letrar dhe kur letërsia moderne ka pësuar aq shumë ndryshime, veprat e Hamitit bëhen edhe më të vlefshme dhe më domethënëse.
“Në librin ‘Besimi letrar’ pos studimeve për autorë të mëdhenj si Shakespeare, Joyce e të tjerë, Hamiti ofron një përvijim të evolucionit të historisë letrare angleze dhe trajton autorë shqiptarë e tema të përjetshme, si afërsinë e letërsisë me identitetin dhe kombin”, ka thënë Tahiri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...