17 Dhjetor 2016 - 20:10
Pyetjet që shtrohen nga Dori e bëjnë të dyshojë goxha shumë zonjën e shtëpisë. Ajo di gjithëçka sa i përket bashkëshortit të Lorit. Di edhe se ai ka një vajzë tjetër me gruan e parë që kishte përfunduar në burg sherri i dallavereve të Donit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai është një biznesmen dhe politikan. Paraqitet se ka lidhje deri tek kryeprokurori dhe femrat i ka pikë të dobët.
Posa arrin në shtëpi thotë se ka kërkuar një burrë që t’i rregullojë kabllot e jo një grua. Dori i duket e njohur. Ndërkohë në shfaqjen “Aromë femre”, që është dhënë premierë në teatrin “Dodona” të premten mbrëma, femrat nisin t’i rrëfehen njëra-tjetrës.
Në shfaqjen me tekst të Ibadete Abazit dhe regji të Elhame Kutllovcit, Dori tregon se ishte dhunuar gjatë luftës. Ajo e kishte shpëtuar bashkëshortin duke e veshur si femër dhe vetë kishte pësuar. Por Lori rrëfen se ajo dhunohet nga bashkëshorti i saj. Ai zakonisht ka afera me shumë femra, por nganjëherë e dhunon edhe këtë. E në këtë moment Dori tregon se ajo ishte gruaja e parë e Donit, e cila përfundoi në burg sherri i vjedhjeve të tij. Dy shoqet ishin marrë vesh që Lori të martohej në mënyrë që ta rriste vajzën e Dorit.
Në shfaqjen që është bashkëprodhim i organizatës “ACADB” me teatrin “Dodona”, ato arrijnë ta lidhin Donin. Nisin të tallen me të dhe të tregojnë se si ishte bërë ushtar pa qenë fare dhe se si kishte vjedhur në punën e tij në qeveri. Doni arrin të zgjidhet, por aty është policia pasi Dori gjatë gjithë kohës mbante një mikrofon pas vetes.
Regjisorja Elhame Kutllovcit ka thënë se shfaqja trajton dhunimet e femrave gjatë dhe pas lutës. Sipas saj, tema është e ndjeshme pasi që kanë kaluar disa vjet dhe plagët ende janë të hapura. “Ne kemi dashur që të paraqesim dy nivele të femrave. Ato që janë të dhunuara nga serbët gjatë luftës së Kosovës dhe ato që maltretohen e keqtrajtohen pas luftës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...