17 Dhjetor 2016 - 18:55
Objekt studimi i kësaj monografie janë pesëmbëdhjetë romane të Kadaresë të botuara në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri, kur imponohej metoda e realizmit socialist. Monografia ndahet në dy pjesë, retorika e tekstit dhe narracioni, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në pjesën e parë bëhet analizimi i hollësishëm i retorikës së tekstit të romaneve të Kadaresë dhe shihet në detaje ecja e tekstit duke përfillur imponimet e dogmës së realizmit socialist dhe duke iu shmangur imponimeve të kësaj metode. Strategjinë e tillë autoriale, G. Aliu e ka etiketuar si retorika binare e prozës së Kadaresë. Në njërin binar, teksti i romaneve të tij lëviz me realizmin socialist, në tjetrin binar largohet.
Gëzim Aliu konstaton se një strategji e tillë është paradoksale, por të cilën Kadare arrin ta mirëmbajë gjatë tërë kohës kur imponohej metoda e realizmit socialist dhe kur pushteti komunist synonte dhe kishte arritur në masë të madhe që letërsinë e artet t’i shndërronte në mjete të propagandës politike e ideologjike.
Ndërkaq, në pjesën e dytë të monografisë, pas një hyrjeje të shkurtër mbi Teorinë e Narratologjisë, Gëzim Aliu analizon anët formale e teknike të rrëfimit në romanet e periudhës në fjalë. Aliu merret me katër kategori narratologjike: personazhet, narratorin, kohën dhe hapësirën, por përmend shkurtimisht edhe terma e koncepte të tjera të kësaj fushe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...