Foto: Koha

Njeriu nëpërmjet artit mban lidhjet me universin

17 Dhjetor 2016 - 17:29      

Religjioni dhe arti kanë diçka të përbashkët në thelb, që determinon ekzistencën e tyre. Kuratori tajvanez, Manray Hsu, thotë se besimi e lidh trurin me universin.

Të njëjtën gjë, sipas tij, e bën edhe arti. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Hsu flet për Tajvanin e dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Ai shpjegon se si ka përjetuar shumë ndryshime. Protestat e kanë karakterizuar fëmijërinë e tij.

Kuratori me nam, i cili në karrierën e tij, ndër të tjera, ka qenë edhe anëtar jurie i Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecie e asaj të Stambollit, ka thënë se njeriu gjithmonë duhet të pyesë se çfarë po ndodh, shkruan sot “Koha Ditore”. E kjo pyetje sipas tij i takon edhe artit. Ka thënë se mund të jetohet pa art, por ai i duhet njeriut, saktësisht trurit.

Sipas tij, arti bashkëkohor duhet të trajtojë probleme aktuale. Hsu, që është caktuar të jetë kurator i edicionit të parë të “Autostrada Biennale” dhe po qëndron këto ditë në Kosovë, flet edhe për lirinë e lëvizjes dhe perceptimin mbi shtetin. Sipas tij, civilizimi njerëzor ka arritur deri në atë pikë, saqë gjithandej ka kufij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...