17 Dhjetor 2016 - 15:55
Gotët gjermanë, hunët dhe bullgarët, kishin provuar të vendoseshin në këto treva para sllavëve, por asnjë prej teksteve të këtyre vendeve nuk përmend se sllavët nuk ishin të parët që u vendosën në këto hapësira, duke kërkuar jetë më të mirë, shkruan Shkëlzen Gashi, në numrin e sotëm të Kohës Ditore në pjesën e dytë të serisë për tekstet mësimore të historisë të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Asnjë popull tjetër nuk la gjurmë në Ballkan sikur sllavët, të cilët e shkatërruan kulturën antike qytetare, organizimin kishtar të krishterë dhe e ndryshuan përbërjen etnike të popullsisë, por shtrirja e tyre në Ballkan u bë në grupe të vogla e pa struktura të qarta, madje shpesh të komanduara nga elita luftarake josllave.
Në artikullin e javës së kaluar u tha se e përbashkëta e teksteve të Kosovës dhe të Shqipërisë ishte teza për vazhdimësinë iliro-shqiptare. Në linjë me këtë, vendosja e sllavëve në Ballkan përshkruhet nëpër këto tekste edhe si ngushtim i territoreve iliro-arbërore.
Edhe po ta marrim të mirëqenë prejardhjen ilire të shqiptarëve, kjo nuk nënkupton se të gjitha fiset ilire që jetonin nëpër Gadishullin Ballkanik – Serbi, Mal të Zi, Bosnjë, Kroaci e Slloveni – janë paraardhës të shqiptarëve, siç pretendojnë tekstet e Kosovës, por edhe ato të Shqipërisë. Me pohimin se “populli shqiptar nuk u zhduk vetëm në Shqipëri, Kosovë, në disa pjesë të Maqedonisë, Malit të Zi e Greqisë”, tekstet e Kosovës sikur tentojnë ta projektojnë qenësinë e sotme etnike të shqiptarëve edhe në mesjetë, por edhe shtrirjen e tanishme të tyre në Ballkan. Ky pohim bie ndesh me të dhënën se pas dyndjes së sllavëve në Ballkan, një pjesë e popullsisë vendëse u shpërngul në qytetet bregdetare, ndërsa një tjetër gjeti strehim rajoneve të padepërtueshme malore, kryesisht në viset veriore të Shqipërisë së sotme. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...