17 Dhjetor 2016 - 12:24
Historia e Shqipërisë përgjatë viteve 1944 -1991 është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në Tiranë, raporton “038” i KTV-së.
BunkArt 2, që u hap në nëntor të këtij viti, ka sjellë edhe një herë jo vetëm për publikun shqiptar përjetimet e të mbijetuarave në kohën e komunizmit.
Bunkeri që u ndërtua me urdhër të Enver Hoxhës gjatë viteve 1981-1986, ishte kundër luftës nukleare atomike, por që asnjëherë nuk u përdor.
Tash në vitin 2016 vazhdon të jetë si bunker muzeal.
Fotografi, dokumente të policisë e shumë dëshmi të tjera, pasqyrojnë në këtë muze të bëmat e komunizmit.
Në hyrje të tij, hasim në dhomën ku demonstrohet xhandarmëria e parë në kohën e Ahmet Zogut.
Mënyrat e torturës në atë kohë mund t’i hasim në dhomën tjetër.
Llabuti tregon se ka vizitorë nga e gjithë bota dhe se kjo histori ka marrë një famë ndërkombëtare.
Bunkeri muzeal gjithashtu shfaq mënyrat e përgjimit në atë kohë.
Njëra nga 24 dhomat në këtë muze u është kushtuar atyre që humbën jetën si pasojë e kundërshtimit që kishin bërë ndaj regjimit komunist.
Për vizitorët është një brengë sa i përket së kaluarës. Ata përloten teksa ky ambient i kthen në histori.
Gjithsej në Shqipëri ishte planifikuar të ndërtoheshin rreth 221 mijë bunkerë, por nga ta u ndërtuan vetëm 173 mijë.
Bunkerët u ndërtuan në dy forma.
BunkArt 2 u hap dy vjet pas hapjes së BunkArt 1, i cili po ashtu ndodhet në Tiranë, dhe brenda tij janë ekspozuar armatime, uniforma dhe shumë dokumente që shërbenin në kohën e komunizmit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...