Vogue: Prizreni vend që duhet vizitohet në vitin 2017

17 Dhjetor 2016 - 12:06      

Revista e famshme Vogue ka publikuar një artikull në të cilin këshillon turistët për vendet që duhet vizituar gjatë vitit 2017.

Kjo revistë ka listuar gjashtë vende joturistike të Ballkanit, të cilat duhet të vizitohet patjetër gjatë vitit të ardhshëm.

Në mesin e gjashtë vendeve gjendet edhe Prizreni që nga Vogue cilësohet si qendra e kreativitetit të Kosovës, e vendosur në afërsi të Maleve të Sharrit, transmeton Koha.net.

“Prizreni është i pasur me arkitekturën bizantine dhe osmane. Vizitojeni gjatë muajit gusht kur qyteti mirëpret DokuFestin, festivali më i madh i filmit në Kosovë, që ka muzikë, ekspozitë të fotografive dhe shfaqjen e më shumë se 200 filmave”, shkruan Vogue.

Vogue këshillon turistët që të blejnë aksesorë filigrani në Prizren dhe të shijojnë qebapët e këtij qyteti.

Në listën e gjashtë vendeve të Ballkanit është përfshirë edhe Himara në Shqipëri.

“Në rivierën shqiptare, ju pret qyteti i përgjumur i Himarës. E shtirë buzë detit Jon ju keni mundësi që të vizitoni plazhet e Gjipesë dhe Gramës. Ky qytet ofron peizazh të jashtëzakonshëm me të cilin nuk ngiheni kurrë”, shkruan Vogue për Himarën, transmeton Koha.net.

“Gjatë vizitës ndaluni në Dhërmi ose në Sarandë. Nëpër rrugët e Himarës ju mund të gjeni kafe dhe ushqim tradicional”, thuhet më tej në përshkrimin e vendit shqiptar.

Në listë të Vogues janë edhe Ohri, Beogradi, Transilvania e Rumanisë dhe rajoni i Hercegovinës në Bosnje e Hercegovinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...