17 Dhjetor 2016 - 09:47
“Ky mur i marres duhet të hiqet sa më parë, çdo ditë vonesë do t’i lëshojë rrënjët thellë e më thellë. Shpresoj se ata të cilët janë kompetentë t’i përvjelin mëngët dhe ta heqin atë gjë sa më parë prej rrugës se, përndryshe, shumë shpejt do të bëhet si Muri i Berlinit”, ka paralajmëruar Tashi më 7 dhjetor në “Facebook”, kur muri në veri të qytetit të ndarë u bë kryelajm.
Por thirrjet e frontmenit të “Hithave” dhe të shumëkujt nëpër media dhe rrjete sociale nuk janë dëgjuar prej krerëve të vendit. “Këndesa që këndojnë mbi mur”, i ka quajtur kryeministri Isa Mustafa kritikët e murit, shkruan sot Koha Ditore.
Analisti amerikan, Daniel Server, nuk është hollësisht i njoftuar me çështjen e murit të Mitrovicës, por mendon se autoritetet e Prishtinës zyrtare duhet të bashkëpunojnë me Bashkimin Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje. BE-ja, ndërkaq, ka deklaruar se për murin duhet të merren vesh Kosova e Serbia. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...