Nga Kanti, te Fondi i OKB-së për Demokraci

17 Dhjetor 2016 - 09:12      

Disiplina e marrëdhënieve ndërkombëtare, si fushë studimi akademik, vazhdon të përpëlitet në përpjekjen për të zënë vend të pavarur në kampin e shkencave shoqërore.

Ambicia shkencore e kësaj fushe studimi shpërfaqet përmes mëtimit për të shpallur të vërteta të përgjithshme, me premisa shkencore, që mundësojnë të kuptuarit, shpjegimin dhe parashikimin e dukurive dhe fenomeneve politike në rrafsh global, shkruan Bekim Sejdiu, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Ekziston një pajtim i pranuar gjerësisht, edhe pse jo përgjithësisht, se e ashtuquajtura “teori e paqes demokratike” është “gjëja më e afërt me një ligj empirik” në marrëdhënie ndërkombëtare.

Në një përkufizim të thjeshtë, kjo teori argumenton se shtetet demokratike nuk luftojnë me njëra-tjetrën. Ndërkohë që, gjithnjë sipas kësaj teorie, kjo nuk vlen për sa u përket marrëdhënieve të tyre me shtetet jodemokratike.

Autori i njohur Samuel Huntington përpiqej të vinte në pah rëndësinë e kësaj teorie, duke nënvizuar se “teza e paqes demokratike është një ndër supozimet më të rëndësishme të lindura nga shkencat shoqërore në dekadat e fundit. Nëse është e vërtetë, ajo ka implikime thelbësore, si në rrafshin teorik e po ashtu edhe në atë politik”.

Ambiciet për kredenciale të pakontestueshme shkencore, si dhe refleksionet e vërejtshme në jetën praktike politike - tipar ky i rrallë për një teori të marrëdhënieve ndërkombëtare - e bëjnë teorinë e paqes demokratike një prej temave më të diskutueshme në diskursin akademik mbi marrëdhëniet ndërkombëtare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...