16 Dhjetor 2016 - 17:26
Filmi në regji dhe skenar të Samir Karahodës, është projekt i fokusuar në fenomenin e shtëpive të njëjta të ndërtuara nga vëllezërit Kosovar.
Eroll Bilibani, producent i filmit sqaroi se filmi “Kosova Brothers” është i zhanrit dokumentar eksperimental që do të xhirohet në lokacione të ndryshme të Kosovës ku fenomeni është më i dukshëm.
Filmi do të përfshijë edhe peizazhet e lokacioneve ku shtëpitë janë ndërtuar, duke u fokusuar më shumë në imazhin vizual.
Regjisori i filmit Samir Karahoda tha që filmi do të komunikojë përmes imazheve statike të shtëpive dhe rrethinës, detajet e ndërtimit, portretet e vëllezërve si dhe pozicionet gjeografike të vendndodhjes së shtëpive. Këto imazhe po ashtu, do të studiojnë marrëdhënien e banuesve me rrethin ku ata jetojnë përmes tregimeve të familjarëve për konceptin e ndërtimit dhe mënyrën se si ata janë të pasqyruar në shoqëri.
Filmi planifikohet të kompletohet deri në fund të vitit 2017.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...