16 Dhjetor 2016 - 10:01
Dori (Vlora Merovci, e cila rikthehet në teatër pas një pauze nëntëvjeçare) është viktimë ku përmes saj shpaloset tmerri i viteve më të errëta për vendin. Lori (Besarta Fejza) vjen si viktimë e pasluftës. Doni (Avni Abazi) bie pre e lakmisë dhe korrupsionit. Përveç fatit të hidhur ata kanë edhe një tjetër të përbashkët: Doni ka qenë i martuar me Dorin, të cilën e ka lënë për Lorin. Krejt ngjarja krijohet në mes të këtij trekëndëshi.
“Aromë femre” është titulli i shfaqjes me të cilin teatri “Dodona” përmbyll një vit të vështirë financiar. Institucioni që sivjet ka shënuar 30-vjetorin e themelimit s’ka marrë asnjë cent nga Komuna e Prishtinës. Vjen si dhuratë për të, ashtu siç kanë qenë edhe shumica e atyre që janë realizuar sivjet në këtë skenë. “Aromë femre” me tekst të Ibadete Abazit dhe regji të Elhame Kutllovcit, do të jepet premierë sonte (e premte) dhe është bashkëpunim i organizatës “ACADB” me “Dodonën”.
Avni Abazi, i cili njëherësh është edhe producent i shfaqjes, ka thënë se Ministria e Kulturës e ka mbështetur këtë shfaqje me 3 mijë e 500 euro, derisa “Dodona” i ka ndihmuar me aspektin teknik dhe me hapësirën për realizimin e shfaqjes.
Agron Shala, drejtor i këtij teatri, ka thënë se kjo shfaqje i ka sjellë të mira “Dodonës” për faktin se që nga nëntori i vitit të kaluar Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës nuk u ka ndarë buxhet. Ani pse ai ka thënë se për këtë vit kishin kërkuar nga Komuna e Prishtinës 61 mijë e 400 euro për gjashtë shfaqje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...