“New York Times”: Muzeu Etnologjik është mundësia për t’u kthyer në kohë

16 Dhjetor 2016 - 08:33      

Prishtinë, 16 dhjetor - Një vizitore amerikane, të enjten, krejt rastësisht ka përfunduar duke vizituar Muzeun Etnologjik në Prishtinë. Ajo kishte ardhur në kryeqytet për diçka tjetër, por pasi e kishte lexuar një shkrim në “New York Times” ka vendosur ta vizitojë muzeun, shkruan sot Koha Ditore.

Vizitën e ka bërë në ditën kur e përditshmja amerikane, ka publikuar artikullin “Pesë vende për t’i vizituar në Prishtinë” dhe mes tyre ka përfshirë edhe monumentin që mbrohet me ligj. Artikulli me autor Alex Crevar është shpërndarë gjithandej. Nis me një përshkrim të kryeqytetit.

“Prishtina noton në superlativ. Me një popullsi prej 200 mijë banorësh, metropoli i Kosovës është gjithashtu qendër me popullsinë më të re kombëtare në Evropë: mesatarja e moshës së një kosovari është 28 vjeç. Në vorbullën e këtij destinacioni energjik është bulevardi i vetëm për këmbësorë ‘Nënë Tereza’. Pamja nga promenada, e emërtuar sipas murgeshës shqiptare të kanonizuar së fundmi, e përthekuar nga hoteli i periudhës jugosllave ‘Grand Hotel’ dhe Teatrit Kombëtar, është një lëmsh rrugësh të mbushura me kafene, butikë, lokale të modës dhe shkas për një tjetër superlative: lagjja më ‘cool’ në Ballkan”, shkruan NYT.

I pari që përmendet mes vendeve ku duhet të shkojnë vizitorët është “Soma Book Station”, që pasohet me “Tartine”, Muzeun Etnologjik, studioja e disejnatores Yllka Brada dhe përmbyllet me restorantin për vegjetarianë “Babaganush”.

Muzeu Etnologjik në artikullin e “New Tork Times” përshkruhet si vend ku vizitorët mund të kthehen prapa në kohë, në stil e në kulturë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...