Ura e Belasë, një pagëzim për shkak të terrenit ku u ngrit

15 Dhjetor 2016 - 14:22      

Tiranë, 15 dhjetor – Ura e Belasë, në Mavrovë të Vlorës, është një urë lidhëse me përroin e Slapit, që derdhet nga liqeni i Petës si dhe ujërat e shumta të kodrinave me kodrat e fshatit Mavrovë, shkruan atsh. Mendohet të jetë ndërtuar në shek. XVII.

Në dimër kjo bëhet një zonë shumë e vështirë për t’u kaluar. Rreziku i kalimit të saj, i ka dhënë dhe emrin urës. Ura ka një hark të madh dhe është ruajtur mjaft mirë duke i rezistuar kohës dhe faktorëve të ambientit. Ajo është funksionale për kalimin e banorëve drejt një prej lagjeve të fshatit.

Mavrova është emri i sotëm qytetit antik Olimpia. Gjurmët e para të kalasë hasen akoma në këtë fshat. Urat, që janë të ndërtuara përmbi përrenj të fshatit Mavrovë kanë nga një hark të ndërtuar nga mjeshtër të përpunimit të gurit, element i të cilit gjendet aty pranë në kavat e gurit.

Ato kanë bazament të fuqishëm dhe një strukturë të fortë, rezistencë ndaj faktorëve të ambientit përfshi edhe ujërat, që janë armiku i tyre. Urat kanë një histori të hershme, parakristjane dhe mbi rrënojat e tyre shpeshherë janë ngritur dhe urat mesjetare. Ato sot janë kthyer në objekte vëzhgimi dhe pelegrinazhi turistik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...