Teatrit të Gjilanit “i reprizohet” anulimi i konkursit për drejtor

15 Dhjetor 2016 - 11:58      

Gjilan, 15 dhjetor - Brenda pesë muajsh dy herë është hapur dhe është anuluar konkursi për drejtor të Teatrit të Gjilanit.

 

Sikurse në gusht të këtij viti, ashtu edhe tash, konkursi për zgjedhjen e drejtorit të Teatrit të Qytetit të Gjilanit është anuluar tek pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat. Ekrem Sopi dhe Bashkim Nexhipi, në bazë të konkursit të hapur në muajin tetor të këtij viti, i janë nënshtruar testit me shkrim dhe intervistës para Këshillit Drejtues të Tetarit të Gjilanit.

E aktorja Aurita Agushi ishte përjashtuar nga gara pasi, sipas Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, ajo nuk e plotësonte kriterin e përvojës së punës. Njëjtë ishte vepruar edhe në gusht të këtij viti. Tek pasi kandidatët i ishin nënshtruar testit me shkrim dhe intervistës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e kishte anuluar konkursin.

Kësisoj, nëpërmjet një vendimi të ditës së 8-të të dhjetorit, Haziri e ka anuluar edhe konkursin e dytë për këtë pozitë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...