Shteti, 13 vjet pa zgjidhje për gjësendet e viktimave të luftës

15 Dhjetor 2016 - 11:11      

Prishtinë, 15 dhjetor - Të cilësuara si dëshmi unike të luftës në Kosovë, tash e 13 vite nuk është bërë një zgjidhje për rrobat e gjësendet e të vrarëve. Ato rrezikojnë të shkatërrohen krejtësisht, duke pamundësuar kështu shndërrimin e disa prej tyre në eksponate, ashtu siç ishte planifikuar e premtuar.

Vazhdojnë të mbeten në oborrin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku kanë zënë vend që prej vitit 2003. Janë në një tendë ku raftet janë improvizuar me dërrasa e në kontejnerë, larg kushteve adekuate. Kur familjarët e të vrarëve vendosën që këto fakte t’i lënë në duar të institucioneve për ekspozim, ishte menduar se shumë shpejt do të ofrohet një zgjidhje për to.

Së fundmi, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Muzeun e Kosovës. Marrëveshja midis dy palëve parasheh qasjen në resurse e informacion dhe shkëmbimin e ekspertizës, por nuk është përmendur çështja e gjetjes së një vendstrehimi qoftë edhe të përkohshëm për gjësendet që dëshmojnë mbi dhunën që u ushtrua ndaj shqiptarëve 17 vite më parë.

Muzeu i Kosovës, në kohën kur udhëhiqej nga Arbër Hadri, kishte lidhur marrëveshje për pastrim, konservim e ekspozim të këtyre rrobave e gjësendeve. Por sot e asaj dite, ato nuk janë jetësuar, derisa rreth një mijë gjësendet të sistemuara në pako letre vazhdojnë t’u ekspozohen kushteve të vështira klimatike (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...