15 Dhjetor 2016 - 08:45
Qysh në fillim ky ilustrim tregon se libri i promovuar të mërkurën mbrëma në Prishtinë me autor Jusuf Buxhovin shtjellon problematikën e vrasjes së shqiptarëve nga vetë shqiptarët. Lufta për pushtet, që çon deri te krimet më të rënda, heshtja intelektuale, e pasojat e këtyre proceseve, janë pjesë e romanit politik “Dosja B”. Nëpërmjet letërsisë shtjellohen disa procese historike dhe jepen sqarime për realitetin e sotshëm.
Autori i librit, Jusuf Buxhovi, ka thënë se ato që i thotë letërsia nuk mund t’i thotë historiografia. Por, sipas tij, letërsia dhe historiografia e kanë të përbashkët dokumentimin.
“Këtu kemi edhe miq që janë pjesëtarë të familjeve, anëtarët e të cilave janë vrarë gjatë apo pas luftës. Ky roman merret me këtë problematikë, që është plagë shumë e madhe e shoqërisë sonë”, ka thënë Buxhovi.
“E dhimbshme është veçmas vrasja e atyre pas luftës, pasi jo vetëm që është vrarë ideali i tyre, por është vrarë edhe iluzioni për shtetin e Kosovës”, ka thënë Buxhovi.
Për librin e botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica” në Prishtinë dhe ajo “Jalifat Publishing” në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë folur edhe Nazmi Rrahmani e Ramiz Tafilaj.
Shkrimtari Ibrahim Kadriu ka thënë se ky libër “U kushtohet heronjve të vdekur e vrasësve të gjallë” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...