Nesër Çmimi i 22-të Ndërkombëtar Onufri , sivjet në shenjë të Mitrush Kutelit

14 Dhjetor 2016 - 15:45      

Galeria Kombëtare e Arteve e mbështetur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka kënaqësinë të prezantojë për publikun edicionin e XXII të Çmimit Ndërkombëtar Onufri, me titull “Stranger than Kindness – Mitrush Kuteli”, kuruar nga artisti shqiptar Fani Zguro.

Ekspozita do të instalohet në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe pjesë e saj do të jenë gjithashtu edhe dy projektet speciale “Kinema” dhe “Taxi” (kjo e fundit e merr zanafillën nga projekti zanor i Anri Salës “No Formula One, No Cry – Taxi”). E frymëzuar nga hiti i Nick Cave and the Bad Seeds “Stranger than Kindness”, ky edicion i kushtohet shkrimtarit shqiptar Mitrush Kuteli (1907-1967).

Artistët:
Hamra Abbas, Klodiana Alia, Luca Bolognesi, Guri Bulovari, Erik Bünger, Kajsa Dahlberg, Nico Dockx, Jakup Ferri, Ulrika Ferm, Regina José Galindo, Rä di Martino, Dora Garcia, Manuela Garcia, Yllka Gjollesha, Khaled Hafez, Pablo Helguera, Dejan Kaludjerovic, Ilir Lluka, Edson Luli, Christopher Milne, Haroon Mirza, Museo Aero Solar, Bruno Muzzolini, Ferhat Özgür, Klodian Pasku, Steve Piccolo, Leonard Qylafi, Pipilotti Rist, Damien Roach, Karl Ingar Røys, Anri Sala, Tomas Saraceno, Mariette Schiltz and Bert Theis, Arjan Shehaj, Bert Theis, Josephine Turalba, Esmé Valk, Daniëlle Van Ark, Desmond Xhixha, Helidon Xhixha, Shingo Yoshida, Ergin Zaloshnja.

Fani Zguro ka lindur më 1977 në Tiranë. Jeton dhe punon në Berlin.
Konferenca me mediat do të jetë dt.15 dhjetor 2016, ora 13.00
Ekspozita do të hapet dt. 15 dhjetor 2016, ora 18.00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 shkurt 2017. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...