Filmi “Mona” shpërblehet me çmim në Greqi

14 Dhjetor 2016 - 11:01      

Filmi i metrazhit të shkurtër “Mona” me skenar e regji të Lorena Sopit, prodhim i Fakultetit të Arteve, degës së regjisë së filmit, ka fituar Çmimin e tretë në kategorinë e filmit evropian në Edicionin e 16 të Festivalit Camera Zizanio i cili ka përfunduar të dielën mbrëma në Pyrgos të Greqisë.

Festivali më i njohur grek i filmit të shkurtër, ka pasur në konkurrencë mbi 1400 filma nga të cilët ka përzgjedhur 130 sosh për të qenë pjesë e garës, saktësisht 85 filma në seksionin e filmit evropian dhe 21 filma në sektorin e pjesës tjetër të botës. Festivali është i njohur edhe për organizimin paralel të ngjarjeve të shumta përcjellëse. Rreth 85 workshop-e, seminare, master classes, etj. Shfaqja e filmave të programit zyrtar nga ky festival do të shpërndahet në tetë qytete të tjera të Perfekturës së Ilias.

Filmi i shkurtër Mona gjatë muajve të fundit ka qenë ose do të jetë pjesë e konkurrencës zyrtare në më shumë se 35 festivale ndërkombëtare në të cilat ka fituar 7 çmime të ndryshme:

1. Silver Award - FAMEUS International Film Festival Hollywood, USA 2016.

2. Best Foreign Music Film - Wendy’s short – San Francisco, USA 2016.

3.Best Director’s Choice Award - Texas Ultimate Shorts – Texas, USA 2016.

4. Best Musical Short Film - Pink City International Film Festival – Jaipur, India /Sep. 2016/.

5. Best short – Short Filmz Fest – Lapsing, Germany /Oct.2016/.

6. Award of Excellence - Canada Short Film Festival - Vancouver, Canada/Nov.2016/
7. 3rd Award – Camera Zizanio Film Festival – Pyrgos, Greece /Dec.2016/
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...