14 Dhjetor 2016 - 10:01
“Hollywoodi socialist shqiptar”, “teatri i filmuar”, “vulgarizmi”, “degjenerimi”, “teatri parlamentar”, janë vetëm disa prej shprehjeve që mëtojnë të arsyetojnë dhe shpjegojnë gjendjen e teatrit shqiptar prej viteve ’90 pas rënies së komunizmit e deri më sot, shkruan sot “Koha Ditore”. Me një fjalë, kultura e mirëfilltë ka vdekur.
Të paktën kështu mëton të thotë autori i tekstit “Gazetarja e kulturës vetëvritet”, Idlir Azizaj, që u inskenua të martën në Skenën e Vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, nën regji të Alban Beqirajt. Teksti vjen më shumë si narracion i dominuar nga një qasje sa socio-politike edhe filozofike.
Kjo bën që pjesa e parë e shfaqjes të sjellë më shumë informacione, si raportim për gjendjen aktuale të teatrit shqiptar, me monologë të tre aktorëve, Afrim Muçajt, Donikë Ahmetajt dhe Daniela Markajt. Në fakt e tërë shfaqja përcillet me monolog në vend të dialogut. Në këtë formë regjisori ka dashur që të sjellë një qasje më ndryshe nga ajo që cilësohet tradicionale në teatër. Shfaqja është e shkapërderdhur në disa plane të ndërtimit të pjesës së saj dramaturgjike. Gjatë tërë kohës përsëriten frazat që lënë të kuptohet se kultura në Shqipëri është degraduar. Prandaj s’ka se si kjo pjesë të mos mbetet në mendjen e shikuesit.
Prej monologut kalon në diskutim se sa keq është gjendja e teatrit shqiptar, një skenë dashurie, prapë sharje e kritika, kësaj radhe edhe për mediat dhe politikën e servilizmit. Fajësohen skenaristët e regjisorët për dështimin e aktorëve. Skenografia ashtu sikurse teksti kalon prej ekranit të kinemasë në dritare treni për t’u shndërruar në diçka si ring i boksit e krejt në fund, kur përmendet gazetarja e cila ishte e caktuar që të realizonte intervistë me një aktore të moshuar, e cila është rikthyer në skenë pas shumë vjetësh, në skenë vendoset versioni i portretit të “Motrës tonë” të Kolë Idromenos, e cila lëviz sytë dhe gojën. Gazetarja vetëvritet sepse nuk ka çfarë të shkruajë. Kjo nënkuptohet pas më shumë se një orë sa zgjat shfaqja.
Dramaturgu Arian Krasniqi këtë shfaqje e ka konsideruar si një sprovë për një teatër eksperimental, si për nga forma ashtu edhe në përmbajtje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...