Foto: Koha

Lidhja e Shkrimtarëve, një dekadë pa hapësirë në ish-hotelin “Union”

14 Dhjetor 2016 - 11:01      

Prishtinë, 14 dhjetor - Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës - e cila do ta përmbyllë vitin me vetëm dy aktivitete - tash e një dekadë nuk ia ka dalë ta marrë hapësirën që i takon me një marrëveshje të lidhur qysh më 2006.

Çështja e pazgjidhur midis udhëheqësve të LSHK-së dhe pronarëve të objektit të ish-hotelit “Union” vazhdon edhe sot e kësaj dite, në lidhje me shfrytëzimin e 200 metrave katrorë që u takojnë shkrimtarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Palët asnjëherë s’janë dakorduar. Kompania “Benetton”, e cila më 2006 ishte bërë pronare e objektit, sipas Marrëveshjes së Zotimeve, obligohej që të siguronte këtë hapësirë për aktivitetet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Udhëheqja e LSHK-së vitin e kaluar e kishte përmendur edhe mundësinë që ta kërkonte me gjyq këtë hapësirë.

Kryetarja e LSHK-së, Flora Brovina, ka thënë se nuk ka arritur të gjejë mënyrën për t’i bërë zgjidhje këtij kontesti, me gjithë takimet e shpeshta që ka pasur me pronarët e objektit dhe përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Thënë të drejtën, ky kontest ende ekziston me Agjencinë e Privatizimit, sepse kjo e drejtë do të duhej të ishte realizuar nga ana e tyre, e nuk është bërë. Sepse ata duhet ta organizojnë këtë marrëveshje të domosdoshme”, ka thënë Brovina.

Ajo ka shtuar se ka pasur kontakte edhe me pronarët e objektit që kompanisë “Benetton” i ishte shitur për 3 milionë e 200 mijë euro, por s’ka mundur t’i bindë për t’ua mundësuar shfrytëzimin e hapësirës.

“Ne do ta kërkojmë këtë të drejtë në vazhdimësi nga Agjencia e Privatizimit”, ka shtuar ajo... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...