Foto: Koha

Biblioteka Universitare braktis objektin ku u vendos më 2014

14 Dhjetor 2016 - 08:58      

Prishtinë, 14 dhjetor - Biblioteka Qendrore Universitare e Kosovës ka braktisur objektin i cili s’ka as tre vjet që është inauguruar. Ai nuk i plotëson kushtet për këtë institucion bibliotekar.

U vendos aty në korrik të 2014-s, kur u jetësua edhe vendimi për ndarjen në dysh të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Stafi prej 18 vetash e fondi librar janë rikthyer në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Në objektin e asaj Universitare po punohet në sanimin e kulmit.

Në muajin prill të vitit 2013, Ministria e Kulturës, ajo e Arsimit dhe udhëheqësit e Bibliotekës Kombëtare dhe të Universitetit të Prishtinës kishin nënshkruar një memorandum bashkëpunimi nëpërmjet të të cilit zyrtarisht ishte ndarë ajo që quhej Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës.

Kështu parashihet edhe me Ligjin për bibliotekat. Një vit më vonë Biblioteka Qendrore Universitare kishte stafin dhe njësitë e veta bibliotekare. Por tash e gati tre vjet studentët nuk shkonin për shërbime në BQU, përderisa punonjësit gjithmonë janë ankuar se nuk kanë kushte pune dhe se lagështia depërton deri tek librat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...