13 Dhjetor 2016 - 21:12
Filmi, libri dhe piktura u gërshetuan në këtë shfaqje, të bazuar në romanin me po të njëjtin titull të shkruar nga Idlir Azizaj, i cili në thelb vendos figurën e aktorit si ndërmjetësues mes një teksti dhe publikut, duke vazhduar kështu me trajtimin e temave politike dhe shoqërore në përgjithësi.
Regjisori Alban Beqiraj tha se shfaqja ka vendosur Teatrin Kombëtar para një pasqyre që reflekton të kaluarën e një vendi.
Sipas dramaturgut Naser Shatrolli, formati i shfaqjes ishte mjaft interesant dhe i paeksploruar më parë në skenën teatrale shqiptare.
“Gazetarja e kulturës vetëvritet” është një dramë që përshkruan rrugëtimin e autorit nëpër kohë, duke ngritur kështu paralele mes artit të krijuar në Evropë dhe atij shqiptar, që është ndikuar nga regjime të ndryshme.
Për Donikë Ahmetin, aktoren protagoniste të kësaj shfaqjeje, kjo ishte hera e parë që ka punuar në një format të tillë teatral.
Edhe për aktorin Afrim Muçaj, shfaqja ishte më ndryshe se shfaqjet tjera, teksti i së cilës, sipas tij, e ka provokuar të gjithë ekipin.
Reprizat e shfaqjes “Gazetarja e kulturës vetëvritet” do të jepen sonte dhe me datën 17 dhjetor të po këtij viti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...