Faton Macula në “Blue Note” të New Yorkut me yjet e muzikës

13 Dhjetor 2016 - 10:15      

Prishtinë, 13 dhjetor - Në skenën e një prej jazz-klubeve më të famshme në botë, edhe njëherë do të ngjitet një muzikant nga Kosova. Jazz-kitaristi Faton Macula, i cili po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbrëmjen e ndërrimit të moteve do të interpretojë në “Blue Note Jazz Club”.

Ai do ta ndajë skenën me Sy Smith, këngëtaren, muzikanten e aktoren e njohur amerikane dhe trumbetistin Chriss Botti, fitues i “Grammy Award” për albumin më të mirë “pop instrumental”, bashkë me bendin e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

I hapur më 1981 nga pronari Danny Bensusan me kuintetin “Nat Adderley” që performoi gjithë mbrëmjen e 30 shtatorit të atij viti, “Blue Note” vazhdon të mbetet adresa më e lakmuar e muzikantëve. Macula do të ngjitet në skenën e këtij klubi për të tretën herë. Për herë të parë kishte performuar aty më 2007 me jazz-këngëtarin e njohur Allan Harris, derisa më 2010 kishte shoqëruar në skenë jazz këngëtaren Deborah Davis.

“Sy Smith, e njohur për stilin jazz/RnB do të interpretojë me mua. Me të njihemi prej kohësh dhe kemi bashkëpunuar para se ajo të bëhet e famshme në botën e jazzit. Aty do të interpretojë edhe basisti Richie Good me të cilin po ashtu e njoh qëmoti dhe është një ndër jazz-basistët më të respektuar”, ka thënë Macula për “Kohën Ditore” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...