“Troja” dhe protesta që nuk ndalet

12 Dhjetor 2016 - 08:47      

Prishtinë, 12 dhjetor – Brohoritjet “demokraci, demokraci” nisin ende pa u ngjitur në skenë frontmeni i rok-grupit kosovar “Troja”, Bujar Berisha. Të pranishmit bërtasin posa nisin tingujt e këngës që shtron shumë pyetje sa i përket lirisë.

“Demokraci” është njëra ndër këngët hite të trojanëve që pakkush nga ata që shkojnë në koncertet e tyre nuk e dinë. Flet për demokracinë “që e kanë qu te dajt”, shkruan sot “Koha Ditore”. E të premten mbrëma pikërisht me këtë këngë katërshja e bendit të njohur e kanë nisur koncertin e konceptuar si protestë kundër korrupsionit me të cilin është përmbyllur “Java kundër korrupsionit”.

Berisha, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të bendit, qysh prej minutave të parë të koncertit në asnjë moment nuk ka kënduar vetëm. Krejt të pranishmit në sheshin “Zahir Pajaziti” i janë bashkuar atij. Publiku i është bashkuar “Trojës” në protestë. Anëtarët e grupit janë parë si një shtysë e madhe e protestës kundër korrupsionit. Të pranishmit u kanë qëndruar besnikë kërkesave të frontmenit sikur ai të ishte duke udhëhequr një ushtri.

E “Troja”proteston me këngë tash e 17 vjet dhe e ka një “ushtri” të veten. Thirrjet për “duart lart” nuk kanë qenë një test i zakonshëm. Edhe në temperaturat minus, publiku besnik i protestave të “Trojës” nuk ka përtuar t’i bindet asaj që i është kërkuar.

Në sheshin e kryeqytetit, ku me dekada shqiptarët kanë brohoritur e janë torturuar në protesta e demonstrata, të rinjtë bashkë me trojanët në formë paqësore e me shumë stil artistik kanë kërkuar vetëm një çlirim: nga korrupsioni. Përderisa politikanët që shpesh deklarohen se në Kosovë korrupsioni është më shumë perceptim, nuk janë parë në koncert, përkrahja që ka marrë “Troja” nga zemra e Prishtinës është një thirrje që dikush thotë se del nga brenda.

“Nuk po muj ma. I bie që na është lodhur shpirti”, ka thënë Besart Gashi. I rrethuar me miq që mbanin nga një birrë në dorë, Gashit nuk i zihet vendi vend derisa këndon bashkë me bendin.
“Nuk ka thirrje më të sinqertë sesa: Nuk po muj ma. I bie që jemi mbështetur për muri”, thotë i riu që ka mbaruar studimet për drejtësi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...