Muzikë klasike në dhomën e ndejës

11 Dhjetor 2016 - 21:17      

Buzëqeshja në fytyrën time, pak sekonda pasi kuarteti “Zaffre” nisi të interpretonte finalen e “String Quartetit” të Mozartit në G, ishte paralajmërimi i parë që kisha hyrë në diçka të veçantë.

Pak minuta më vonë, derisa endesha përreth dhomës sime të ndejës, shtypjet e tastit me këmbë dhe lëvizjet e kokës që bënin miqtë e mi, ma konfirmuan që nuk isha e vetmja që po e shijoja muzikën, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Zor se dëgjoj muzikë klasike, kështu që si kishte përfunduar një kuartet harkor në apartamentin tim në një të shtune mbrëma? Derisa shikoja në llogarinë time në “Twitter” muajin e kaluar, një postim për “Groupmuse” ma tërhoqi vëmendjen.

“Groupmuse”, që është i specializuar në atë që grupi e quan “ndeja në shtëpi me koncerte të muzikës klasike”, konsideron që është duke ofruar një proces të drejtpërdrejtë dhe fer: organizojeni një eveniment si nikoqir, angazhoni muzikantë nga uebsajti, ftoni miq dhe njerëzit që po ashtu e shfrytëzojnë sajtin e “Groupmuse”, uluni dhe relaksohuni. (Ose thjesht mund të jesh pjesëmarrës në ngjarje, në vend se të jesh nikoqir).

Secili kontribuon së paku me 10 dollarë për të kompensuar performuesit. Gjenerata e ndërrimit të mileniumeve përbën audiencën më të madhe të “Groupmuse”. Koncertet mbahen në New York, Boston, San Francisco dhe Seattle, derisa planet janë që të zgjerohen edhe më tej vitin e ardhshëm.

“Gjithë çfarë ju duhen janë katër karrige”, thotë themeluesi i “Groupmuse”, Sam Bodkin, në një intervistë përmes telefonit. “Kështu që s’ka rëndësi nëse jeni nën urë apo në katin më të lartë të një ndërtese. Mund të krijojmë vepra të mrekullueshme në historinë e kulturës perëndimore. Kjo e bën fleksibile eksperiencën që komunitetet kudo mund të bëhen bashkë”.

Unë rregullisht e ndjek kulturën në New York, duke nisur nga ajo që ndodh në klubet e jazzit deri tek ekspozitat eksperimentale të artit. Dhe si grua me ngjyrë, nuk jam e huaj në hapësirat naviguese në të cilën unë jam vetëm një nga pjesa e vogël e minoriteteve. Por ende, nganjëherë s’ndihem rehat në këto hapësira – shumica prej tyre konsiderohen si flluska intelektuale kulturore, madje edhe baleti, që më pëlqen ta ndjek për çdo vit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...