11 Dhjetor 2016 - 19:14
Ka shumë njerëz të vrenjtur që vrapojnë drejt lokacioneve të turistëve, të vrenjtur ngasin veturat, gjuajnë me armë, flasin në telefon.... “Inferno” është libri i tretë i Dan Brown, pas “Kodit të Da Vincit” dhe “Engjëj dhe djaj”, por që duket larg më i keq se trileri i kaluar me superturistët semiologë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. E gjithë pritja për këtë të fundit është zgjatur për filmat si “Girl on Train” ose “50 Shades of Grey”.
Theksi i gjithë bestsellerëve në kulturë dhe histori të artit në një mënyrë është i virtytshëm, por për të gjitha fansat dhe jofansat, historitë e tij janë pa lidhje dhe të dhënat e fshehura nuk do të çojnë drejt ndonjë emocioni apo informate për krishterimin ose renesancën më shumë se që platforma 93/4 në rrugën “King’s Cross” mund të të dërgojë në shkollë të magjistarëve. Ajo që ka mbetur është storia dhe personazhet që vijnë si petulla të ftohta.
Tom Hanks është rikthyer për këtë film – kapaciteti i tij për zgjuarsi dhe sharmë ironik edhe njëherë ka shkuar huq në rolin e dr. Robert Langfon, një akademik i cili është disi i shkathët dhe njëkohësisht i ngathët si Indiana Jones. Ai zgjohet pas një ëndrre/vizioni apokaliptik shumë të mërzitshëm, në spitalin e Firences në Itali, pasi që vuan nga një lëndim në kokë dhe amnezia.
Jo vetëm se duhet t’i mendojë gjërat mirë që t’i lidh pjesët në mënyrë të thjeshtë, por duhet të bëjë bashkë edhe rolin e tij në atë që ka mbetur nga kujtesa e tij. Duket se milioneri i çmendur, Bertrand Zobrist (Ben Foster), është obsesionuar me vdekjen e pashmangshme të njerëzimit për shkak të mbipopullimit. Ai po ashtu beson se procesi i rrallimit i shkaktuar nga “The Black Death” i ka dhënë njerëzimit hapësirë për të krijuar renesancën.
Kështu që ai ka krijuar një bombë shumë të madhe helmuese e cila do të vrasë 50 për qind të popullsisë. Por a e detonon ai bombën në mënyrë të thjeshtë? Jo. Në fillim e fsheh atë para se të ikë vetë dhe më pas lë shumë të dhëna në ilustrimet e Dantes... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...