11 Dhjetor 2016 - 17:10
Skenarin e kishte shkruar Paddy Chayevsky, ndërsa regjinë e kishte bërë Sidney Lumet, të cilët u bënë të njohur në televizion në vitet ‘50, e që besonin se industria dhe bota që nga ajo kohë kanë qenë në rënie.
“Network” ishte mënyra e tyre e protestës. Ishte komedi e zezë triumfuese, kishte fituar katër “Oscar”, dhe ishte nominuar për dy më shumë, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Në vitin 2006, “Writers Guilds of Amerikca” e zgjodhi skenarin e Chayevksyt si një prej 10 më të mirëve në historinë e kinemasë.
Pas disa vjetësh kritikët e “BBC Culture” në një listë e ranguan “Networkun” të 73-in në mesin e 100 filmave më të mirë amerikanë. Por a është në të vërtetë “skandaloz”? Është e lehtë të besohet se në vitin 1976, vrojtimi i ftohtë i Chayevskut dhe i Lumetit për papërgjegjësinë e televizionit ishte shumë shokues.
Por gjëja e frikshme kur sot shikon “Network” është se edhe në fluturimet më të egra të luksit sot nuk duken skandaloze. Filmi ishte aq i saktë në parashikimin e tij, saqë mendimi satirik është bërë i familjarizuar e duket i zakonshëm.
Nis me narratorin që na prezanton me Howard Beale (Peter Finch), prezantuesin e lajmeve në televizionin fiktiv në New York, “UBS”. Kur kupton lajmin për rënie të ndjeshme të shikueshmërisë, në transmetim ai thotë se do të bëjë vetëvrasje në programin e tij të fundit; në mënyrë brilante, producentët e programit janë shumë të zënë duke biseduar me njëri-tjetrin, saqë nuk dëgjojnë se çfarë thotë ai. Shumë shpejt ai tërhiqet.
Pranon se nuk do ta vrasë veten, por do të thotë saktësisht atë që e ka në mendje. Shikuesit e kanalit janë të emocionuar. Në vend se ta largojnë, “UBS” e bën atë “profetin e çmendur të transmetimit” dhe e inkurajon që të thotë çfarëdo që i vjen në mendje... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...