11 Dhjetor 2016 - 15:03
Shkrimtari i “Boston Globe”, Alex Beam, në mënyrë shumë të guximshme provon ta ekzaminojë një raport të tillë, në librin e ri me titull “The Feud”, që flet për kritikun Edmund Wilson dhe novelistin Vladimir Nabokov, por duket që ai pengohet nga disa çështje personale të paanshmërisë që shmangin anën e errët dhe hapësirat e fshehta të cilat mund t’i mbajnë miqësitë e forta.
Wilson dhe Nabokov ishin bërë miq pasi që Wilson i gjeti atij punë, që të shkruajë për “New Yorker” dhe “New Republic”, ku Wilson veçse kishte bërë emër, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Nabokov kishte kaluar disa vite në ekzil, pasi kishte ikur nga Rusia kur bolshevikët e shkatërruan fëmijërinë e tij idilike, për të cilën do të shkruante edhe në veprat e tij.
Të dy burrat duket se pëlqenin shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe madje provokonin njëri-tjetrin kur kishin mosmarrëveshje të mëdha. Nabokov nuk pëlqente që Wilson kishte simpati për Leninin e Rusinë, të cilin Nabokov e urrente.
Për të, “realiteti leninist” do të ishte gjithmonë “një kovë e qumështit mbi mirësinë njerëzore me një mi të vdekur në pjesën e poshtme”. Wilsonit i dukej e patolerueshme tendenca e Nabokovit për t’iu vënë bisht fjalëve gjatë shakave dhe ia kishte thënë këtë vazhdimisht. Eksperiencat e fëmijërisë së tyre dhe pikëvështrimet për botën ishin krejtësisht të ndara... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...